Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MAShTI: Nxënësit e prekur nga vërshimet do të njoftohen nëse do të mbahet mësimi të hënën

Extra AL PVC

Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se janë duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën pas reshjeve në disa rajone dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente si dhe drejtorët e DKA-ve, prandaj nxënësit në rajonet e prekura do të informohen me kohë nëse do mbahet mësimi të hënën.

“Për shkak të reshjeve të mëdha në vendin tonë, të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla. Zyrtarët e MAShTI-t, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, për shkak të reshjeve të mëdha në vendin tonë, të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla.

Zyrtarët e MAShTI, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore.

MAShTI është duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën dhe është në kontakt të vazhdueshën me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente, si dhe me drejtorët e DKA-së, për t’u informuar në detaje për çdo zhvillim në komunën e tyre.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, komunat të cilat nuk kanë mbajtur mësim sot dhe kanë pësuar dëme për arsye të reshjeve të shiut janë:

1. Podujevë: Mësimi nuk është zhvilluar në fshatin Pakashticë dhe në fshatin Peran.

2. Viti: Në katër fshatra të Vitisë ka dëme të çative në shkolla, mirëpo mësimi është duke u mbajtur.

3. Mitrovicë: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

4. Skënderaj: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

5. Pejë: Mësimi nuk është mbajtur në fshatin Kliqinë, ndërsa në fshatrat tjera deri më tash nuk ka probleme.

6. Istog: Mësimi nuk është mbajtur në shkollën “Avni Rrustemi”, kurse dëme të mëdha ka edhe në shkollat tjera, por mësimi është zhvilluar.

7. Klinë: Mësimi nuk është mbajtur në asnjë shkollë të kësaj komune, si arsye e dëmeve dhe vërshimeve që janë krijuar nga të reshurat.

8. Zubin Potok: Mësimi nuk është duke u mbajtur në asnjë shkollë, si arsye e dëmeve.

Komunat të cilat raportuan që nuk kanë dëme dhe mësimi është mbajtur në të gjitha shkollat janë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani i Elezit, Kaçanik, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Vushtrri, Deçan, Prizren, Suharekë, Junik, Dragash, Mamushë, Leposaviq, Zveçan.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë, thonë autoritetet palestineze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e një kërkesë të Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë, e cila është në...

Kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas jep dorëheqje bashkë me aktivistë: Lladrovci: Mirë se vjen Baxhë!

Kryetari i një prej degëve më të mëdha të VV-së në Drenas, Naim Qorri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia që drejton...