Me vendimet për ta shpallur Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë sociale e për të autorizuar organet e drejtësisë në serbi te procedojnë vepra penale të kryera në territorin e Kosovës, Beogradi synon të shndërrojë të ashtuquajturën zyra për Kosovën, në një mini-qeveri.
Sipas nënkryetarit të komisioni të sigurisë Enver Dugolli, masat synojnë destabilizimin e situatës, dhe jo mbrojtjen e interesave të qytetarëve serbë.
Këto veprime të kërcënuese të Vuçiqit, ish-ministri i Brendshëm Bejtush Gashi i sheh si pjesë të planit të platformës së “botës serbe”.
Kurse nënkryetari AAK- së, deputeti nga Pal Lekaj, thekson se faktori ndërkombëtar duhet të ja bëjë të qartë Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe i pacenueshëm nga askush.
Ky vendim i qeverisë së Serbisë vjen pas paralajmërimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në shtator, i cili, duke prezantuar të ashtuquajturat “masa dhe kërkesa” për Kosovën, deklaroi se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në “persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.