Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Masakra e Tivarit/ Mehmeti: Nëse ka lëvizur nga rreshti ose është ndalë me pushu, është pushkatu

Masakra e Tivarit/ Mehmeti: Nëse ka lëvizur nga rreshti ose është ndalë me pushu, është pushkatu

Historiani Rrustem Mehmeti duke folur për masakrën e Tivarit ka thënë se 2 mijë njerëz janë vrarë dhe torturuar.

I ftuar në emisionin “N’PULT”, Mehmeti tha se të mbijetuarit e kësaj masakre kanë treguar që nëse veç ke lëvizur nga rreshti, apo edhe je ndalur për të pushuar je pushkatuar nga oficerët serbo malazezë.

“2 mijë njerëz janë vrarë dhe torturuar e kanë vdekur dhe urie sa i përket ushqimit. Por kjo na tregon se ka pasur edhe gjenocid mbi pushkatimet e tyre përgjatë rrugës, ku sipas të mbijetuarve të asaj masakre ka mendime që veç nëse ka lëvizur nga rreshti ose është ndalë me pushu nga rreshti është pushkatuar nga ata oficerë serbo malazezë”, tha më tej ai./TV ARBËRIA./