Të paktën 42 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në veri të enklavës Palestineze në Gaza. Sulmet izraelite ndodhën në kampet më të populluara të Gazës në të cilën janë strehuar palestinezëve të zhvendosur. Ushtria izraelite në përpjekje për të justifikuar sulmin, bëri më dije faktin se, militant të Hamasit kishin eliminuar një ushtar izraelit dhe kishte goditur infrastrukturën ushtarake.
Hamasi nga ana e tij, nuk komentoi pretendimin izraelit se kishte goditur infrastrukturën e tij ushtarake. Organizata militante tha në një deklaratë se sulmet kishin në shënjestër popullatën civile dhe u zotuan me anëtë të një deklarate se, “pushtimi dhe udhëheqësit e tij nazistë do të paguajnë çmimin për shkeljet e tyre kundër popullit tonë”.
Pamjet e siguruara nga Reuters tregojnë dhjetëra palestinezë që përpiqen për të kërkuar viktima mes shtëpive të shkatërruara. Pamjet shfaqin shtëpi të shkatërruara, mbeturina dhe pluhur që mbushnin rrugën në kampin e refugjatëve.
Fushata bombarduese izraelite në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, ka lënë pothuajse të gjithë popullsinë të pastrehë dhe të uritur.
Ministria e shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën 25 palestinezë u vranë në Mawasi në Rafah perëndimore dhe 50 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit. Palestinezët thanë se një predhë tanku goditi një tendë që strehonte familjet e zhvendosura.
Më shumë se tetë muaj pas luftës, avancimi i Izraelit tani është i përqendruar në dy zonat e fundit që forcat e tij nuk kishin marrë ende: Rafah në skajin jugor të Gazës dhe zonën përreth Deir al-Balah në qendër.