Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Martohet njeriu më i pasur në Britani të Madhe. FOTOT nga dasma përrallore!

Martohet njeriu më i pasur në Britani të Madhe. FOTOT nga dasma përrallore!

Olivia Henson është Dukesha e re e Westminsterit dhe fustani i saj i nusërisë me siguri e përmbushi titullin e saj të ri.

31-vjeçarja, e cila punon në industrinë e qëndrueshme të ushqimit dhe pijeve, u martua me aristokratin miliarder Hugh Grosvenor në katedralen Chester në Angli pasditen e sotme. Ai është Duka i 7-të i Westminsterit dhe një nga njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar, me një pasuri prej 10.1 miliardë funtesh.

Për festimet, Olivia veshi një fustan dhe vello të dizenjuar nga Emma Victoria Payne. Fustani kishte një dizajn qëndisjeje që përfshinte motive lulesh dhe qëndisma nga velloja e stër-stërgjyshes së zonjës Henson rreth vitit 1880.

Por, duke sjellë traditat e të shoqit në look-un e saj, ajo vendosi edhe diademën e familjes Grosvenor, Faberge Myrtle Leaf Tiara. Ajo u bë në punëtoritë e Fabergé nga Albert Holmström në vitin 1906, pasi u porosit për martesën e Lord Hugh Grosvenor me Lady Mabel Crichton.

Në ceremoninë luksozë morën pjesë edhe Princi i Uellsit, Princesha Eugenie, dhe shumë të ftuar nga mbretëria

Powered by WordPress