Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Marshim pro Ukrainës në Tiranë

Marshim pro Ukrainës në Tiranë

Një marshim pro Ukrianës është mbajtur këtë të premte në Tiranë, në 1-vjetorin e fillimit të agresionir rus. Të panishëm në marshim ishin ambasadori ukrainas Volodymyr Shukrov, i shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim si dhe kryebashkiaku Veliaj dhe ministrat Spiropali e Peleshi.

Qytetarët, ambasadorët dhe eksponentët e lartë shtetetëror, marshuan duke mbajtur dorën e njëri tjetrit që nga ambasade e Ukrainës në Tiranë, deri në sheshin Skënderbej.

Fjalën e parë e mbajti ambasadori ukrainas i cili falenderoi Tiranën e Shqipërinë për solidaritetin dhe garantoi se Ukraina do vijojë të luftojë derisa të çlirojë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia.

Në fjalë e mbajtur përpara të pranishmëve ambasadorja Yuri Kim, tha se presidenti rus i bëri llogaritë gabim, pasi Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë në mbështetje të Ukrainës.

“Presidenti Biden i kujtoi botës që Putin e kishte tërësisht gabim përpjekjen për të imponuar vullnetin e tij kundër Ukrainës. Ai gjeti kombim më të fortë.

Putin mendonte se Perëndimi ishte i përçarë, e kishte gabim. Perëndimi është bashkuar si kurrë më parë. Nuk është vetëm Shqipëria që qendron me Ukrainën por dhe SHBA, e gjithë bota mbarë”, tha Kim. /TV Arbëria

Themes by WordPress