Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Marrin flakë dy automjete në Maqedoni pasi u aksidentuan, dyshohet për të vdekur

Marrin flakë dy automjete në Maqedoni pasi u aksidentuan, dyshohet për të vdekur

Dy automjete kanë marrë flakë sot në Maqedoni, pasi u janë përplasur me njëra tjetrën. Nga ky rast dyshohet se ka edhe viktima.

Rasti ka ndodhur pak para orës 8, në rrugën Prilep – Manastir, në dalje të qytetit, në afërsi të fshatit Lagovë.

Mediat raportojnë se ka pasur një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit Toyota me targa të Prilepit, që lëvizte në drejtim të Manastirit dhe një kamioni në lëvizje në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.

Shefi i Ndihmës së shpejtë nga Prilepi, Boshe Millosheski, thirrjen deri te ekipi e kanë marrë rreth orës 7:45 dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e tre banorëve të Prilepit, ndërsa lëndime ka marrë shoferi i kamionit.

Ekipet e policisë dhe Prokuroria Themelore Publike ende kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga magjistrale Prilep – Manastir ishte tërësisht e bllokuar.