Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me DYVÓ, përmes së cilës synohet organizimi i aktiviteteve kreative dhe edukative për nxënësit e shkollave të kryeqytetit.
Sipas tij, nxënësit e të gjitha shkollave të Prishtinës do të kenë mundësi të marrin pjesë në punëtori praktike, ku do të mësojnë se si mbeturinat plastike dhe materialet e tjera mund të ripërdoren për krijimin e produkteve të reja.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet edhe rritja e vetëdijesimit të nxënësve për ndotjen nga plastika dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
“Bashkë me DYVÓ, nënshkruam Marrëveshje Bashkëpunimi për të sjellë në shkollat e Prishtinës më shumë aktivitete kreative dhe edukative për mjedisin, sigurinë dhe botën digjitale”, ka shkruar Elshani.
Ai ka theksuar se Drejtoria e Arsimit do ta mbështesë këtë program, me synimin që aktivitetet edukative të shtrihen në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
“Bashkë çdo ditë, në shërbim të çdo nxënësi të Prishtinës”, ka përfunduar Elshani.