Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Marrëveshja e Kumanovës, Haliti: Kur u bë takimi, Thaqi Rugova e Qosja gjendeshin në Gjermani

Marrëveshja e Kumanovës, Haliti: Kur u bë takimi, Thaqi Rugova e Qosja gjendeshin në Gjermani

25 vjet më parë nëpërmjet një marrëveshje të quajtur “marrëveshja e Kumanovës” u dha vula për kapitullimin e Serbisë.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i ftuar në “FIVE” ka shpalosur disa detaje të asaj kohe.

“Marrëveshja e Kumanovës ka ndodhur në momentin kur realisht Serbia nuk po them që u dorëzu por nuk kishte më shpresa që do ndalej lufta kundër saj. Në anën tjetër forcat e NATO-s ishin gjithnjë më agresive më të foksuara në goditjet e caqeve që godisnin ekonominë dhe objektet ushtarake të serbisë, dhe kuptohet në marrëveshjen e Kumanovës u ndalën bombardimet dhe kjo është ajo që ka ndodh,” tha Haliti.

Teksa ishte mbajtur takimi për Marrëveshjen në Kumanovë, Haliti tregoi që tre liderët, Hashim Thaqi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja ndodheshin në Gjermani.

“Në Kumanovë ka diskutuar vetëm pala e NATO-s me Serbinë, në periudhën kur është mbajt takimi në Kumanovë lidhur me Marrëveshjen tre liderët e athershëm që ishin Hashim Thaqi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja ishin në Bonn të Gjermanisë dhe për t’i njoftuar lidhur me tekstin e marrëveshjes ka shkuar Daneverc ka qenë shef i OSBE-së në Shqipëri bashkë me asistenten Ismije Beshiri dhe ua kanë dhënë tekstin për ta shiqu dhe për të dhënë ndonjë vrejtje, edhe ne e kemi parë tekstin por mundësitë e vërejtjeve kanë qenë vetëm të tre liderëve,” u shpreh Geci.

Ndërsa shton se nuk beson që në atë kohë kishte vërejtje sa i përket kësaj marrëveshjeje të Kumanovës.

“Nuk e di që ka pasur ndonjë vrejtje për marrëvsheje dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes që ka qenë njëfar gëzimi i qytetarëve edhe pse sot ka vërejtje, pas nënshkrimit jam takuar me Hashimin në Ljublanë ndërkohë më ka thirrë drejtori i zbulimit shqiptar, Fatos Klosi më ka thënë duhet të vish në Shqipëri sepse do fillojmë bisedimet për demilitarizim.”

Fatos Klosi ka qenë njeriu më i angazhuar e i rëndësishëm në kohën e luftës në Shqipëri, i cili sipas Halitit e ka kryer detyrën shumë mirë. /TRV Dukagjini