Përgatiti: Afrim Kasolli
Marrëveshja e fundit ndërmjet BE-së dhe SHBA për tregti që u kumtua nga Presindenti Trump dhe kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen krahas që u prit me lehtësi megjithatë po kritikohet nga disa lierë evropianë.
Fillimisht kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e mirëpritën këtë marrëveshje, e të cilën komisioneri evropian për tregtinë, Maroš Šefčovič, e përshkroi të hënën si një “prurje përpara” përballë një lufte tregtare potencialisht shkatërruese mes dy ekonomive më të mëdha në botë, kurse liderë sikur kryeministri franceze qujtën atë një “ditë të errët për Evropë” dhe kapitullim të kësaj të fundit në raport me të parën. Tarifat prej 15% e vendosur nga Trump do të thotë se eksportuesit evropianë do të përballen me më shumë se trefishin e tarifës mesatare prej 4.8% që është në fuqi aktualisht, shkruan mediumi the Guardian.
“Është një ditë e errët kur një aleancë e popujve të lirë, e bashkuar për të afirmuar vlerat e tyre të përbashkëta dhe për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta, dorëzohet në nënshtrim,” ka shkruar Bayrou në X të hënën.