Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Marre është” – Labinot Tahiri shpërthen ndaj politikës për spitalet

“Marre është” – Labinot Tahiri shpërthen ndaj politikës për spitalet

Labinot Tahiri ngre alarmin për gjendjen në shëndetësinë publike në Kosovë. Ai ka treguar se së fundmi ka ndihmuar një rast në emergjencën e Prishtinës, ndërsa ka kritikuar ashpër kushtet në spitalet publike, duke i quajtur ato të rënda dhe shqetësuese për pacientët.

Sipas Tahirit, mjekët dhe personeli shëndetësor janë heronj të përditshëm, por mungesa e kushteve elementare dhe barnave bazë po e rëndon edhe më shumë situatën në spitale.

Ai ka theksuar se qytetarët nuk meritojnë të vuajnë në institucionet e tyre shëndetësore, ndërsa politikanët shërohen jashtë vendit. Tahiri ka bërë thirrje që qytetarët të kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe llogari nga politika për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.