Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Marko Jovanovski shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Marko Jovanovski shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Portieri i FC Ferizaj, Marko Jovanovski është zgjedhur si “Ylli i javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës për xhiron e 25-të.

Komisioni vlerësues vendosi unanimisht që çmimi “Ylli i Javës” t’i takojë Jovanovskit, i cili pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Trepçës’89. Ai me disa pritje fantastike ia mohoi golin skuadrës mitrovicase, duke qenë më i merituari që Ferizaj arriti të arkëtojë pikët e plota në “Riza Lushta” ndaj njërit prej rivalëve në luftën për mbijetesë në elitë.

Jovanovski u shpreh i lumtur që u vlerësua me këtë çmim për paraqitjen e tij të mirë në këtë javë, derisa çmimin ua dedikojë të gjithë skuadrës.

“Normlisht qëllimi ynë është të qëndrojmë në Albi Mall Superligë. Edhe rezultatet në këtë stinor tregojnë se sa e mirë është atmosfera në klub. Më së vështirësi është ta kthesh besimin tek njerezit, por ne këtë e kemi bërë falë paraqitjeve të mira në këtë stinor. Ne besojmë në arritjen e objektivit tonë dhe me lojërat e mira kemi bërë që të na besojnë e përkrahin të gjithë. Ky çmim është një shpërblim për angazhimin që po e bëjmë jo vetëm unë por e tërë skuadra, prandaj këtë çmim ua dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve. Uroj që secili lojtar i FC Ferizaj ta marrë këtë çmim nga një herë dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja në fund të kampionatit t’i gëzohemi të gjithë arritjes së objektivit – qëndrimit në Superligë”, ka thënë Marko Jovanovski

/TV Arbëria

Powered by WordPress