Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Mark Zuckerberg parashikon një të ardhme ku pothuajse të gjithë do të mbajnë syze inteligjente me AI

Mark Zuckerberg parashikon një të ardhme ku pothuajse të gjithë do të mbajnë syze inteligjente me AI

Mark Zuckerberg sheh një të ardhme ku të gjithë do të përdorim teknologjinë e fuqizuar nga AI.

Duke folur me CEO të Nvidia, Jensen Huang në konferencën SIGGRAPH të hënën, CEO i Meta tha se ai parashikon rritjen e përdorimit të syzeve inteligjente në veçanti, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë mendoj se ajo me të cilën do të përfundoni është vetëm një seri e tërë e produkteve të ndryshme të mundshme të syzeve, çmime të ndryshme me nivele të ndryshme teknologjie në to”, ka thënë Zuckerberg.

Meta lansoi syzet e saj inteligjente, një bashkëpunim me markën e syzeve Ray-Bans, në vitin 2021.

Në fillim të këtij viti, kompania njoftoi një përditësim të Meta AI që i mundësoi teknologjisë të funksionojë për përdoruesit.

Në SIGGRAPH, Zuckerberg tha se kompania po punon për gjeneratën e ardhshme të syzeve inteligjente, të cilat ai tha se janë dizajnuar duke pasur parasysh “trendët e modës”.

Themes by WordPress