Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mark Baftiaj: Pesë lojtarë të Turqisë nën dyshime për doping, ëndrra e Kosovës për Botërorin 2026 mbetet gjallë

Mark Baftiaj: Pesë lojtarë të Turqisë nën dyshime për doping, ëndrra e Kosovës për Botërorin 2026 mbetet gjallë

Pas ndeshjes së zhvilluar në Prishtinë, kanë nisur të qarkullojnë informacione të forta lidhur me dyshime për përdorim dopingu nga disa lojtarë të përfaqësueses së Turqisë.

Gazetari Mark Biftaraj ka bërë të ditur se raportohet për pesë futbollistë të kombëtares turke që ndodhen nën hetim nga organet përkatëse të futbollit ndërkombëtar për dyshime mbi përdorimin e substancave të ndaluara.

Sipas tij, nëse këto dyshime konfirmohen zyrtarisht pas analizave dhe procedurave përkatëse, rregulloret e futbollit ndërkombëtar parashohin sanksione të rënda, të cilat mund të ndikojnë edhe në rezultatin apo statusin e ndeshjes.

Turqia e fitoi ndeshjen në fushë me rezultat 1-0, por në rast se vërtetohet përdorimi i dopingut nga lojtarët, situata mund të marrë një rrjedhë tjetër në aspektin disiplinor.

Kjo ka ringjallur shpresat tek tifozët kosovarë se rruga drejt Botërorit 2026 mund të mbetet ende e hapur për Kosovën, nëse procedurat eventuale disiplinore ndryshojnë zhvillimet sportive.

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse, ndërsa pritet që çdo vendim të merret vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe analizave laboratorike.