Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Marin Sopi paralajmëron: “Nuk do të hesht më për pretendimet se 37 imamë ranë dëshmorë në luftën e fundit”

Marin Sopi paralajmëron: “Nuk do të hesht më për pretendimet se 37 imamë ranë dëshmorë në luftën e fundit”

Marin Sopi ka reaguar ndaj pretendimeve se gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë rënë 37 imamë dëshmorë.

Sopi, duke u prezantuar si reporter lufte dhe autor i biografive për dëshmorët e kombit, ka thënë se nuk do të heshtë më nëse, siç shprehet ai, kjo shifër vazhdon të përdoret si fakt.

Ai ka paralajmëruar se do ta paraqesë atë që e quan të vërtetën “me fakte, emër për emër”, duke kundërshtuar përdorimin e kësaj çështjeje për qëllime fetare apo politike.

“Nëse vazhdojnë edhe më tej të gënjejnë se, në luftën e fundit kanë rënë 37 imamë dëshmorë, unë si reporter lufte dhe autor i dhjetra biografive për dëshmorët e kombit, nuk heshtë më”, ka shkruar Sopi.