Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Marin Sopi: Në vend të akuzave, shpifjeve, intrigave, dhe urrejtjes, kandidatët e interesuar për pagëzim duhet ta përqafojnë urtësinë, butësinë, mirësinë, paqen dhe dashurinë

Marin Sopi: Në vend të akuzave, shpifjeve, intrigave, dhe urrejtjes, kandidatët e interesuar për pagëzim duhet ta përqafojnë urtësinë, butësinë, mirësinë, paqen dhe dashurinë

Marin Sopi nga fshati Llapushnik i Drenasit, ka bërë një postim dedikuar të interesuarëve për konvertime në fenë katolike, shkruan TV Arbëria.

Sopi shkruan se në vend të vetive jo të mira siç është urrejtja e veti të tjera, të interesuarit ta përqafojnë urtësinë, butësinë, mirësinë, paqen dhe dashurinë.

“Në vend të akuzave, shpifjeve, intrigave, mërisë, mosdurimit dhe urrejtjes, kandidatët e interesuar për pagëzim duhet ta përqafojnë urtësinë, butësinë, mirësinë, paqen dhe dashurinë”, ka shkruar Sopi.

Ai tutje njofton se “Shtëpia e Bardhë” ëhstë e hapur 24 orë për të interesuarit.

Sopi thotë se opinioneve negative po i përgjigjen me pagëzime.

“Të gjitha opinioneve negative, ne po iu përgjigjemi me pagëzim, si mënyrën më të mirë të mundshme për t’iu shmang të keqes. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuojnë në këtë drejtim. Vazhdojmë tutje…”, ka shkruar Sopi. /TV Arbëria

Postimi:

TV Arbëria dje ka njoftuar gjithashtu për konvertimet e shumta që po ndodhin, për më shumë lexoni lajmi më poshtë:

Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, vetëm sot rreth 100 persona