Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Marin Sopi: Kosova të përqendrohet në punët e veta

Marin Sopi: Kosova të përqendrohet në punët e veta

Marin Sopi ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur sot në Prishtinë, para Presidencës.

Ai është shprehur se vendi ndodhet në një moment historik për t’u rreshtuar, sipas tij, në anën që përbën mburojë të identitetit, shtetësisë, prosperitetit, zhvillimit dhe ardhmërisë. Sopi ka theksuar se si popull i vogël, i rrethuar nga shtete që “na i kanë gllabëruar tokat” dhe nga, siç e quan ai, “ekspansioni turk me pretendime neotomane”, alternativat e tjera janë të vështira.

Tutje, ai ka deklaruar se është momenti i fundit për reflektim “para se të bëhet vonë”. Ai ka vlerësuar si privilegj për ushtrinë e Kosovës bashkimin me trupat tjera paqeruajtëse në një mision human.

Në reagimin e tij, Sopi ka shtuar se atyre që e kanë marrë vendimin “nuk u ka mbetur tjetër vetëm se të merren me çështjen palestineze dhe politika të mëdha”.