Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Marihuanë në kavanoz me ajvar: Arrestohet një person në Reqan të Suharekës

Marihuanë në kavanoz me ajvar: Arrestohet një person në Reqan të Suharekës

Një person është arrestuar në fshatin Reqan të Suharekës, pasi njësitet policore kanë zbuluar 56.52 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të fshehur në një kavanoz qelqi të mbushur me lëng të ngjashëm me ajvar apo sos domatesh.

Sipas raportit të policisë, lënda narkotike ishte e kamufluar në mënyrë që të mos binte në sy, por është zbuluar gjatë një kontrolli të realizuar nga njësiti përkatës. Përveç marihuanës, gjatë operacionit është konfiskuar edhe një telefon celular.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

Rasti është cilësuar si “blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve”.