Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Marigona Zekaj: “Një poet asnjëherë nuk mund të marrë pauzë nga krijimtaria”

Marigona Zekaj: “Një poet asnjëherë nuk mund të marrë pauzë nga krijimtaria”

Poetja dhe gazetarja Marigona Zekaj ka folur për rrugëtimin e saj letrar në emisionin “N’Pult” në Arberia TV, duke treguar për fillimet, botimet dhe pasionin e saj të pandërprerë për poezinë.

“Pasi që kemi biseduar për vëllimet e para poetike që kanë qenë si fillim i parë si botim i parë ‘Rrugët ekzistojnë’, më pas që ka ardhur ‘Varg e lot’, ‘Mos më lëndo pranverë’ e shumë e shumë çka tjetër. Asnjëherë nuk kam pauzuar drejt letërsisë, kam krijuar çdoherë”, ka thënë Zekaj.

Ajo ka theksuar se fryma poetike është pjesë e natyrës së saj dhe nuk mund të ndalet, pavarësisht lodhjes apo vështirësive.

“Një poet asnjëherë, sado që nganjëherë lodhet dhe mendon të merr një pauzë dhe të pushojë prej krijimtarisë, kur je i lindur poet brenda për brenda vetes, kështu në aspektin shpirtëror, asnjëherë nuk mundesh të marrësh një pauzë ose të thuash më nuk do të krijoj, pasi që në emocionin e parë dhe mundësinë e parë që të jepet, prap do ta shkruash në letër atë që ndjen dhe mendon”, ka deklaruar ajo.

Zekaj ka treguar se së fundmi ka botuar shumë poezi përmes rrjeteve sociale, por ka zgjedhur të mbajë një distancë të përkohshme nga botimet në libra.

“Kam botuar kohës së fundit shumë poezi përmes faqes së Facebook-ut, ku i kam postuar ato poezi, por të them të drejtën me botimet e librave kam filluar pak që të krijoj një lloj distance, për faktin se më duket pak… kam marrë në fakt edhe kritika, pasi që një moshë e re filluan që librat të janë më shumicë, pak më shumë se sa që janë”, është shprehur poetja.

Sipas saj, përvoja dhe hulumtimi janë të domosdoshme për t’u përmirësuar si krijuese.

“Pra, kam marrë kritikë për faktin se ndoshta është më mirë të profesionalizohemi në aspektin e leximit, të hulumtojmë pak, të dijmë se çka po dojna me kriju dhe më pas të botoj edhe libra të tjerë”, ka përfunduar Marigona Zekaj.