Shkruan Afrim Kasolli
Në një kohë kur pritej rrafshimi i Iranit nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izrealit, për shkak kërcnimit te presidentit Donald Trump se një “civilizim i tërë do të vdes” nëse Teherani nuk e zhbllokon ngushticën e Hormuzit, befas të dy palët deklaruan se kanë rënë dakord për një armëpushim dy javor, ku parashihet edhe rihapja se arteries së sipër cekur detare.
Natyrisht, këtu duhet kujtuar se ngushtica e Hormuzit edhe gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë plotësisht e mbyllur. Përkundrazi anijet e shteteve miqësore të Iranit kanë qarkulluar pa telashe. Vetë shteti i Iranit prej se ka filluar lufta ka përfituar dy herë më shumë nga shitja e derivateve të naftës në Kinë sesa para fillimit të saj.
Sidoqoftë, ajo që ka rënë sy në këtë konflikt ka qenë margjinalizimi edhe më i madh i diplomacisë evropiane. Negociatat për armëpushim i ka drejtuar Pakistani. Kuptohet me mbështetjen e Kinës. Sepse nuk ka qenë e rastësishme që pas çdo raundi të bisedave, ministri i Punëve të Jashtme, udhëtonte nga Islamabadi në drejtim të Pekinit. Ndërkohë, vendet evropiane u mjaftuan vetëm me deklarata se kjo nuk është lufta e tyre. Por pa qenë në gjendje të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër. Është ky edhe një rast në mesin e disa konflikteve tjera që BE-ja po e shndërron veten gjithnjë e më tepër në spektatore sesa në palë që involvohehet për ta “paracaktuar” drejtimin e ngjarjeve.
Nëse dikur ajo ishte partnere e barabartë me SHBA-te, gjatë negociatave me Iranin për marrëveshjen per kontrollimin e programit bërthamor të Iranit, sot nuk i mbetet tjetër vetëm se te lehtësohet dhe ta përshëndes armëpushimin e sponsorizuar nga Pakistani.