Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Marca: Zvicra, Serbia dhe Kosova e luajtën ndeshjen më të mirë të Botërorit

Marca: Zvicra, Serbia dhe Kosova e luajtën ndeshjen më të mirë të Botërorit

“Ishte një ndeshje mes dy rivalëve që në fakt luhej nga tre. Sepse rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë ka kohë që e ka përfshirë Kosovën. Mjafton të kalosh nëpër rrjete sociale për të kuptuar rëndësinë sociale dhe gjeopolitike të kësaj ndeshje”.

Kështu e ka përshkruar ndeshjen mediumi spanjoll, Marca, transmeton TV Arbëri.

Zvicra e eliminoi edhe njëherë tjetër Serbinë nga Kupa e Botës dhe sërish, Xhaka e Shaqiri ishin protagonistët kryesorë.

Shaqiri e shënoi golin e parë, kurse Xhaka me paraqitjen e tij u shpall lojtari i ndeshjes.

“E gjithë kjo bëri që rivalët të na japin një spektakël fantastik në këtë ndeshje, një nga ndeshjet më të mira të këtij Botërori. Në fakt, ndoshta më e mira. Thonë se koha shëron gjithçka, por ka gjëra që nuk do të shërohen kurrë. Ishte Shaqiri që shënoi pas 20 minutave dhe shkoi te tifozët serbë për t’ua mbyllur gojën” –  shkroi tutje Marca.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Themes by WordPress