Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Maqedoni, punonjësit në shëndetësi paralajmërojnë protesta

Maqedoni, punonjësit në shëndetësi paralajmërojnë protesta

Punonjësve në shëndetësi nuk do t’u harmonizohen pagat me rritjen e pagës minimale për shkak të mosnënshkrimit të aneksit të Marrëveshjes kolektive. Për këtë shkak, ata më 8 prill paralajmërojnë që do të fillojë para objektit të LSM-së dhe do të përfundojë te Ministria e Shëndetësisë.

“Protesta do të jetë në drejtim të shprehjes së pakënaqësisë nga mosnënshkrimi i aneksit të marrëveshjes kolektive që është punë e kryer, por për shkak të lojërave politike, mbeti i panënshkruar nga 20 mijë punonjësit në shëndetësi të cilëve nuk do t’u rritet paga”, tha Slobodan Trendafilov nga LSM.

Sipas LSM-së, përveç punonjësve në shëndetëisë, harmonizim të pagave nuk do të ketë as në arsim dhe as në MPB.

Ndryshe, m 2 prill Lidhja e Sindikatave do të nisë protestat për të ngritur zërin për disa çështje që e shqetësojnë Lidhjen por edhe punëtorët. Të martën do të organizohet protestë që do të nisë para LSM-së dhe do të përfundojë para Gjykatës Supreme, si shenjë kundërshtimi për marrjen e Shtëpisë së Punëtorëve. /Telegrafi/

Themes by WordPress