Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Maqedoni, gastronomët premtojnë paga më të larta pasi mbetën pa staf

Maqedoni, gastronomët premtojnë paga më të larta pasi mbetën pa staf

Gastronomët në Strugë dhe Ohër edhe këtë verë do të plotësojnë mungesën e stafit me shkollarë dhe pensionistë, pasi vetëm një pjesë e vogël e mijëra punëtorëve të huaj të paralajmëruar nga Nepali dhe Bangladeshi për momentin punojnë në rivierë. Disa, megjithëse me pritshmëri të larta, u larguan para kohe për në destinacione të tjera në të gjithë Evropën Perëndimore.

Papraniku shprehet se zgjidhja nuk është angazhimi i punëtorëve që nuk e njohin gjuhën dhe do ta kenë të vështirë të përshtaten në mjedisin.

“U përpoqëm të merrnim staf nga agjencitë që sjellin punëtorë nga Filipinet, Nepali, jemi munduar që në prill, tani do të sjellin, nesër do te sjellin, por nuk kemi marrë staf nga jashtë, megjithëse i kemi pranuar të gjitha kërkesat e tyre. T’i paguajmë komision kompanisë që i sjellë, akomodimin, fjetjen, ushqimin tri herë në ditë dhe pagën me kontratë, pagën standarde. Dhe ata do të vinin për 600 euro. Shumica kërkonin që puna të mos jetë sezonale”, tha Danica Baçeva – pronare e objektit gastronomik.

Baçeva shton se stafi është shumë i vështirë për t’u arritur dhe se edhe ata që i gjejnë nuk janë profesionalë. Prej disa vitesh tashmë, mijëra të rinj dhe madje edhe familje të tëra kanë shkuar në bregdetin kroat çdo verë për të punuar në disa prej hoteleve apo restoranteve atje. Interesi po rritet çdo vit. Vetëm këtë verë, pothuajse 14.000 shtetas maqedonas morën leje pune në Kroaci./Alsat.mk

Themes by WordPress