Në Kosovë është shënuar 25-vjetori i vendosjes së bazës së parë Amerikane në Ferizaj.
Të pranishëm kanë qenë zyrtarë shtetërorë nga Kosova.
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci përmes një shënimi në Facebook ka thënë se vendosja e Bondsteel konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me SHBA-në.
“Vendosja e Bondsteel, bazës së parë Amerikane në Republikën e Kosovës, konfirmoj lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat angazhohemi t’i thellojmë gjithmonë”.
“Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite”, ka shkruar Maqedonci.