Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedonci uron festën e Kurban Bajramit

Maqedonci uron festën e Kurban Bajramit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në një postim në Facebook, Ministri Maqedoni shkruan se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyes i përhershëm për jetë në paqe.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.

Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyesi i përhershëm për jetë në paqe.

Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!