Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Gjatë takimit të dy palët kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon.

Maqedonci dhe Kraevski vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët.

“Në takim u theksua se Bullgaria, si vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës. Kontributi i saj ndër vite për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në KFOR, u vlerësua si dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Bullgarisë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në vend dhe rajon. Po ashtu, u vlerësua mbështetja e Bullgarisë për Kosovën në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vijuar angazhimin e përbashkët dhe për të avancuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë në funksion të objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.