Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Maqedonci: Para dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, njësitë e intelegjencës së FSK-së bashkë me NATO-n po e monitorojnë çdo lëvizje të trupave serbe afër kufirit me Kosovën

Maqedonci: Para dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, njësitë e intelegjencës së FSK-së bashkë me NATO-n po e monitorojnë çdo lëvizje të trupave serbe afër kufirit me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për TV Arbëria ka thënë se edhe para sulmit terrorist të 24 shtatorit edhe pas, së bashku me NATO-n janë duke e monitoruar çdo lëvizje të trupave serbe afër kufirit me Kosovën.

Maqedonci ka treguar se në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së janë strukturat që merren posaçërisht me rreziqet e mundshme që mund të kanoset vendi.

“Ne në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kemi struktura të posaçme që merren me analizimin dhe vlerësimin e situatës, por edhe e rreziqeve dhe kërcnimeve që vijnë jo vetëm nga Serbia por edhe nga akterët tjerë por edhe reziqeve që vijnë nga fatkeqësit natyrore, pra kemi struktura të posaçme që merren në vazhdimësi me analizimin, pra marrjen e informacioneve për kërcnimet dhe rreziqet dhe kjo detyrë vazhdon të jetë funksionale, pra ne vazhdojmë të pranojmë informacione dhe analiza për kërcnimet e mundshme. Dhe duke pas parasysh sulmin terrorist që ndodhin më 24 shtator të vitit të kaluar, ku insitutcionet me Serbinë mbështetën një grup të organizuar terrorist, me qëllim aneksimin e një pjese të territorit tonë, gjë që u konfirmua nga gjykata jonë, që ka qenë një prej synimeve të këtij grupi”, ka deklaruara ai.

Ministri vlerëson lartë bashkëpunimin me SHBA-të.

“Ne kemi bashkëpunim me shumë partnerë, normalisht që shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmon janë partneri ynë kryesor në bashkëpunimin e përgjithshëm. Unë personalisht mbaj kontakte me komandantin e KFOR-it, siç mban edhe I FSK-së…”, ka thënë Maqedonci.

Gjatë intervistër ministri thotë se po rrespektohet marrëveshja e vitit 2013, për mospërfshirjen e e FSK-së pa u koordinuar me operacionet në veri.

“Ne jemi të zotuar që të rrespektojmë zotimin e vitit 2013, për mos përfshirje të Forcës së Sigurisë së Kosovës , pa koordinim paraprak me operacionet në veri të vendit…”, ka thënë ai.
“Para dhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, njësitë e intelegjencës së zbulimit dhe kundër zbulimit të FSK-së bashkë me NATO-n me këto pajisje moderne po e monitorojnë çdo lëvizje të trupave serbe afër kufirit me Kosovën”, ka thënë tutje Maqedonci.

Ndiqni intervistën e plotë:

Powered by WordPress