Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Maqedonci ngushëllon për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të UÇK-së, Rrahman Murselit

Maqedonci ngushëllon për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të UÇK-së, Rrahman Murselit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për vdekjen e bashkëluftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahman Murselit nga Gremja e Ferizajt. Në një reagim publik, Maqedonci, së bashku Enver Halitin, deputetë dhe bashkëaktivistë, kanë nderuar jetën dhe veprën e Murselit, duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në postimin e tij, ministri Maqedonci shkroi:
“Ishte i trishtë lajmi që morëm për vdekjen e bashkëluftëtarit të UÇK-së, Rrahman Murselit. Kosova humbi një luftëtar trim që do mbahet ndërmend përjetë për kontributin e tij të pashembullt në çlirimin e atdheut, si luftëtar i Zonës Operative të Dukagjinit dhe pjesëmarrës aktiv në njërën prej betejave më të lavdishme, atë të Koshares”.

Ai vazhdoi duke theksuar:
“Shpirti i tij i thjeshtë, por plot guxim e vendosmëri, janë virtyte që do mbahen mend gjatë ndër shokë, sepse pikërisht luftëtarë të tillë i jepnin zemër të gjithëve për të vazhduar luftën deri në çlirim. Lavdi jetës dhe veprës së Rrahman Murselit!”.

Ministri përfundoi me fjalët e ngushëllimit:
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Murseli, bashkëluftëtarëve, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin”.