Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, me homologun kroat do të flasin për bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë nesër Kroacinë. Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Për këtë vizitë njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, “në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Europën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë”, raporton Gazeta Express.

Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.

Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.