Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Maqedonci në Varshavë: Rreziqet nga dezinformimi dhe inteligjenca artificiale

Maqedonci në Varshavë: Rreziqet nga dezinformimi dhe inteligjenca artificiale

Në Varshavë po mbahet Forumi i Sigurisë, në të cilin po merr pjesë edhe edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Gjatë konferencës, Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces.

Maqedonci ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.

Në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Sigurisë së Varshavës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, isht folës në panelin “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne”, ku bashkë me ministra dhe zëvendësministra nga Polonia, Danimarka, Ukraina, Shqipëria dhe drejtues nga Ministria e Forcave të Armatosura të Francës, diskutuan për sfidat dhe mundësitë e epokës digjitale.

Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces.