Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Maqedonci, ministrit letonez: Serbia paraqet rrezik për sigurinë e Ballkanit Perëndimor si shteti i vetëm që ruan lidhjet me Rusinë

Maqedonci, ministrit letonez: Serbia paraqet rrezik për sigurinë e Ballkanit Perëndimor si shteti i vetëm që ruan lidhjet me Rusinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka takuar homologun letonez, Andris Spruds, me të cilin kanë diskutuar zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në vend e Evropë.

Maqedonci ka thënë se Spruds e ka njoftuar edhe rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

“Homologun e njoftova rreth gjendjes në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, si dhe rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si shteti i vetëm që vazhdon të ruaj lidhje të afërta me Rusinë”.

“Në këtë aspekt theksuam dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, mbrojtjes totale, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike. Mirënjohës për mbështetjen e deritanishme që Letonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërsa me shumë pozitivitet mirëpresim bashkëpunimet e rradhës”.