Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për autoblindat që Kosova i ka marrë nga ShBA-ja.
Maqedonci ka thënë se sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranizicionit, deri në vitin 2028 Kosova do të duhej të kishte disa dhjetëra automjete të blinduara.
“Por deri tani më 2025, pra tre vite më herët, ushtria e Kosovës është pajisur me disa qindra autoblinda, duke e tejkaluar saktësisht për 207 % numrin e paraparë të autoblindave nga PGJT-ja, që planifikohej të kishte FSK-ja pas tre vitesh, në vitin 2028.”, ka shkruar ai në Facebook.
Maqedonci ka shtuar se për këtë vit Buxheti vjetor për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në është paraparë të jetë 208 milionë euro, pa llogaritur alokimet shtesë.