Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë investuar mbi një milion euro në ndërtimin e objektit të Akademisë së Mbrojtjes, shkruan Arbëria Tv.
“Qendra për Studime Universitare (QSU) e ndërtuar mbi katër shtylla apo programe kryesore: Programi Profesional; Programi i Udhëheqjes; Programi Akademik dhe Programi i Përgatitjes Fizike, ka për mision që të arsimojë, edukojë, trajnojë dhe inspirojë kadetët që të bëhen oficerë të cilët do të udhëheqin me shembull dhe që qëllim kryesor kanë shërbimin ndaj atdheut”, ka shkruat ai në Facebook.
Tutje, Maqedonci bëri të ditur se janë dyzet e tre kadetë të cilët aktualisht po ndjekin studimet në këtë qendër, e të cilët deri në përfundim të studimeve do të kenë mishëruar në karakterin e tyre vlerat më të rëndësishme si Besnikëria, Detyra ndaj Atdheut, Respekti, Nderi dhe Guximi Personal.
Postimi i plotë:
/div>