Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar sot se në zgjedhjet e ardhme do të jetë i gatshëm të hyjë si kandidat për deputet nga listën e LVV-së.
“Fokusin kryesor në këtë periudhë vazhdoj ta kem dhe ta kryej detyrën që me është besuar dhe është fisnike; është detyrë e vecantë që është ëdhëheqja e ministrisë së Mbrojtjes. Për të ardhmen, besoj do ta analizoj do të marr vendime që besoj do të jetë i duhuri”, ka thënë Maqedonci.
Por ky i fundit më pas ka sqaruar se nëse kërkohet nga LVV, do të jetë në listën e kësaj partie.
“Unë jam ministër I mbrojtjes I qeverisë që drejtohet nga LVV dhe nëse do të ekziston edhe vullneti për të qenë pjesë unë jam I gatshëm për të qenë në listën zgjedhore të LVV-së”, ka thënë Maqedonci në Frontal.