Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Maqedonci dhe Blair flasin rreth çështjes së sigurisë në Kosovë

Maqedonci dhe Blair flasin rreth çështjes së sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.
/TV Arbëria

Powered by WordPress