Armatosja intensive e shteteve të Ballkanit gjatë muajve të fundit ka ngjallur polemika të mëdha dhe shqetësime për rritjen e rrezikut të një konflikti të mundshëm në rajon.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shprehu pikëpamjet e tij lidhur me situatën e tensionuar të sigurisë në Ballkan.
Maqedonci theksoi se armatimi i Serbisë nuk është një fenomen i ri, por një proces që ka filluar prej vitesh.Ai sqaroi se Serbia ka realizuar blerje të drejtpërdrejta të armëve nga vende si Rusia, Kina dhe Irani, dhe vazhdon të forcojë arsenalin e saj ushtarak.
Ministri gjithashtu theksoi se Serbia po shfrytëzon industrinë e saj të mbrojtjes për të përfituar ekonomikisht, duke shitur armë dhe pajisje ushtarake edhe në vende të tjera.
“Armatimi i Serbisë nuk është diçka që ka filluar tani, ajo ka vite që ka bërë blerje të drejtpërdrejta nga Rusia, Kina, Irani e vende të tjera, e po vazhdon ta bëjë këtë. E gjithë kjo paraqet një asset për tu shfrytëzuar në raport me hegjemoninë që në vazhdismësi paraqet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo vjen pas çarmatosjes që ka ndodhur si rrjedhojë e luftrave që kanë qenë në Ballkan. Dihet që Serbia ka trashëguar sistemet e armatimit të ish-Jugosllavisë. Këto sisteme kanë qenë të vjetra për tu përdorur. Serbia po e shfrytëzon industrinë e mbrojtjes për përfitime ekonomike, vazhdon të shesë armatime edhe në vendet e treta. Kjo po e bën një forca të rrezikshme për Ballkanin, por edhe po e ndihmon për përfitime ekonomike”, tha Maqedonci.