Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Maqedonci: 24 marsi i 1999 shënoi momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjet e saj për liri e shtet të pavarur

Maqedonci: 24 marsi i 1999 shënoi momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjet e saj për liri e shtet të pavarur

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur.

Ai në Facebook tha se rezistenca e UÇK-së dhe Intervenimi i NATO-s, 26 vite më parë, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës.

“Rezistenca e UÇK-së dhe Intervenimi i NATO-s, 26 vite më parë, ishte e vetmja formë që arriti t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, tha Maqedonci.

Derisa theksoi se përmes intervenimit NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë.

“U jemi mirënjohës gjithmonë liderëve botëror dhe shteteve të përfshira të cilët përdorën diplomacinë për të shpëtuar njerëzimin. Si Aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori, Kosova është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin dhe angazhimin për t’iu bashkuar NATO-s”, tha më tej ai.