Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Manxhuka: Thaçi u tregua tepër i butë me Specialen, protesta sot është 10 vjet e vonuar

Manxhuka: Thaçi u tregua tepër i butë me Specialen, protesta sot është 10 vjet e vonuar

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se protesta kundër Gjykatës Speciale është dhjetë vjet e vonuar.

Sipas tij është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.

Manxhuka tutje ka komentuar edhe intervistën e fundit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai qëndrimet e tij për Specialen i ka quajtur “të buta”.

“Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje Manxhuka ka thënë se PDK çështjen e të akuzuarve në Hagë e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.