Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Manxhuka, opozitës: Do t’u dështojë misioni me sloganin “VV nën 50 %” – me 9 shkurt ua japim përgjigjen

Manxhuka, opozitës: Do t’u dështojë misioni me sloganin “VV nën 50 %” – me 9 shkurt ua japim përgjigjen

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se misionin me sloganin “VV nën 50 %” do t’i dështojë Nomenklaturës së Moçme Politike, raporton Gazeta Blic.Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV bashkë me popullin do t’ua japë përgjigjen të gjithëve me 9 shkurt 2025.

Ai ka shtuar se s’ka forcë që i shantazhin dhe që i ndalon drejt bërjes së Kosovës shtet siç e meriton.Postimi i tij i plotë:

Misioni me sloganin ”VV nën 50%” do t’i dështojë gjithë Nomenklaturës së Moçme Politike.VETËVENDOSJE! së bashku me popullin do të ju jep gjithëve përgjigjen me 9 shkurt 2025.

Këtu jemi. Nuk ka forcë që na shantazhon, nuk ka forcë që na ndalon drejt bërjes së Kosovës shtet ashtu siç e meriton.