Është mbajtur manifestimi për shënimin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku morën pjesë qytetarë të shumtë dhe figura publike.
Njëri ndër organizatorët, Qëndrim Kryeziu, u shpreh se ky manifestim po rritet çdo vit e më shumë, duke theksuar se edicioni i ardhshëm pritet të sjellë edhe një figurë me famë botërore.
Ai shtoi gjithashtu se këtë vit është realizuar një nisje madhështore e 500 ushtarëve nga Malishevë drejt Lezhë, të cilët kanë bërë homazhe te varri i Skënderbeut.