Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Manen e pret dënim i rëndë nga Bayerni

Manen e pret dënim i rëndë nga Bayerni

Sulmi i Sadio Manés ndaj Leroy Sané pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt mund të ketë pasoja të rënda për reprezentuesin senegalez. Sulmuesi ishte shumë i zemëruar sesi gjermani iu drejtua gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe pas përfundimit të saj ai e goditi gjermanin me grusht në fytyrë.

Ky reagim i dhunshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Oliver Kahn, shef i skuadrës bavareze dhe Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv , kanë folur tashmë për sanksionin e mundshëm që duhet të vendosin ndaj Sadio Mané, derisa lojtari nga ana e tij kërkoi falje për atë që ndodhi.

Natyrisht, Mané do të penalizohet financiarisht për sulmin e tij ndaj Sané, por sipas ‘Sky’ ai nuk do të shpëtojë vetëm me këtë dhe ata mund ta pezullojnë për disa ndeshje.

Përveç kësaj, rrjeti televiziv supozon gjithashtu se ish-lojtari i Liverpool-it , edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025, nuk ka të ardhme në Mynih përtej verës që po vjen. Sjellja e tij, sipas këtyre informacioneve, nuk është pëlqyer nga shumë lojtarë.

Një tjetër zgjidhje shumë më drastike që ka hedhur në tavolinë ‘Sky’ dhe që nuk përjashtohet është që sulmuesi senegalez të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.

/TV Arbëria

Powered by WordPress