Sulmuesi anësor i Manchester United, Antony, nuk do të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Crystal Palace, por do të mund të kthehet në stërvitje.
Djajtë e Kuq njoftuan gjatë ditës së ylli i tyre brazilian i blerë rreth 100 milionë euro do të rikthehet në stërvitje.
Njoftimi vjen pasi Antony u pa duke u larguar nga një stacion policie në Mançester, ku u pyet nga policët për akuza për abuzim në familje.
Ylli u përball me një intervistë vullnetare në polici dje, pas akuzave për sulm nga ish e dashura e tij, Gabriela Cavallin.
Braziliani aktualisht është duke u hetuar nga policia si në Mançester ashtu edhe në Sao Paulo – dhe u largua nga ekipi Kombëtar i Brazilit për kualifikimet e tyre për Kupën e Botës këtë muaj.
Është raportuar në Brazil se Gabriela i ka thënë policisë se Antony e ka sulmuar disa herë.
Manchester United do të luajë kundër Crystal Palaces të shtunën, ku Antony do të mungojë.
/TV Arbëria