Manchester United është një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve këtë verë në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq duan ta ndërtojnë një skuadër të fortë me trajnerin Erik Ten Hag që ka për synim të fitojëtrofe.
Sipas talkSPORT, Manchester United tani është i interesuar të nënshkruajë me Ben Chilwell për të rregulluar krizën e mbrojtjes.
Tyrell Malacia ende nuk është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim që pësoi një vit më parë. Luke Shaw luajti në Euro 2024, por mbetet për t’u parë se sa kohë mund të shkojë pa rënduar problemet e tij.
Kështu, Chilwell është tashmë në listën e objektivave dhe Djajtë e Kuq synojnë transferimin e tij në Old Traford.
27-vjeçari nuk e pati një sezon shumë të mirë te Chelsea pasi vuajti shumë nga lëndimet që e mbajtën pjesën më të madhe jashtë fushave.
Chilwell nuk e ka të sigurt qëndrimin në Stamford Bridges dhe kjo është arsyeja që Djajtë e Kuq po tentojnë afrimin e tij.