Kampioni aktual i Premier ligës Manchester City nis sot (18.08.2024) në ora 17-30 në Stamfod Bridge kampionatin e ri, ku Guardiola dhe ekipa e tij do të kenë përballë Chelsea.
Skuadra e Chelsea vjen me trajner të ri, por me probleme të vjetra, me 44 futbollist të regjistruar dhe një trajner i cili e ka të pamundur të kordinoj ekipen në një kohë të shkurtër. Enzo Maresca, është trajneri italian me një CV relativisht defiçitare për të udhëhequr një klub me shumë telashe siq është Chelsea. Sidocoftë vlenë të përmendet se Maresca ishte asistent i Pep Guardiolas te Man City gjatë 2022, prandaj përballja e tyre duhet të jetë interesante.
Ndërkaq City i Guardiolas, do të mundohet të bëj goditjen e parë, duke parë se Man Utd, Liverpool dhe Arsenal fituan ndeshjet e tyre respektive, por halli i vërtetë i Cityt nuk duket të jetë përballja me Chelsea, sepse betejat e vërteta të Man Cityt fillojn gjatë muajit Shtator, kur perveç ndeshjeve të vështira si ato kundër Arsenalit, Neëcastle etj, skuadra me pronarë nga Abu Dhabi Group do të ballafaqohet me drejtsinë, në lidhje me moszbatimin e rregulloreve financiare. City akuzohet për shkelje të rregullores financiare në 115 raste, që kanë të bëjn me transferet e lojtarëve, regjistrimin e tyre, fshehjen e pagesave të menaxherëve dhe kjo në një periudhë afërsisht 10 vjeçare-prej vitit 2009 deri në fund të vitit 2018. Seanca ishte caktuar të mbahet në fund të 2024, por afatet ndryshuan nga presioni për të trajtuar këtë qështje. Fillimi i 2025 shihet si afat kur mund të merret vendimi final. Në rast se akuzat konfirmohen, vendimi mund të përfshijë; dënime të larta financiare, urdhërpagesa, dënime me kusht, reduktim pikësh, ndeshje që duhet të luhen prapë, apo largimi i Cityt nga Premier liga etj.
Cilido që të jetë vendimi, pasojat për Cityn do të ishin të mëdha, prandaj lufta për titullin e pestë në pesë vjetë e fundit është shumë më e vështirë, pasi mund të ndikohet nga vendimi i panelit mbi shkeljet e rregullores financiare të Premier liges dhe kjo mund të ndryshonte balancat ne Premier ligë. /TV Arbëria