Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Manchester City mendon për Rodrygon, nëse Savinho largohet drejt Tottenhamit

Manchester City mendon për Rodrygon, nëse Savinho largohet drejt Tottenhamit

Manchester City mund të hyjë në merkato për një tjetër yll brazilian.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, kampionët e Premier League po e konsiderojnë sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo, si objektivin kryesor në rast se Savinho përfundon duke u transferuar te Tottenham Hotspur.

“Manchester City vazhdon të mendojë për Rodrygon si synimin kryesor, nëse Savinho largohet dhe i bashkohet Tottenhamit”, ka shkruar Romano në rrjetin social X.

Ai gjithashtu theksoi se një lëvizje e tillë do të ndodhë vetëm nëse Savio largohet nga Etihad Stadium.

“Ashtu siç është raportuar ditë më parë, #MCFC duan të provojnë për yllin brazilian… por vetëm nëse Sávio largohet. Nuk ka interes për Akliouche dhe as për Xavi Simons për momentin. Rodrygo është emri që përmendet brenda klubit”, shtoi Romano.