Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Manaj: Duhet të krijohet Qendra Shtetërore e Hetimit

Manaj: Duhet të krijohet Qendra Shtetërore e Hetimit

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, Shkëmb Manaj, i cili kandidon në këto zgjedhje me numrin 29, ka thënë se duhet të krijohet Qendra Shtetërore e Hetimit.

Manaj tha se kjo është një pikë e re në programin e LDK-së që nuk ka mundur të realizohet nga asnjëra prej partive.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme e programit tonë është edhe Qendra Shtetërore e Hetimit. Eshtë pikë e re që është vendosur në programin tonë, nuk ka mundur asnjëra nga partitë tjera politike që ta realizojnë. Ne mendojmë që duhet të krijohet një Qendër Shtetërore e Hetimit e cila është pjesë e Policisë së Kosovës por që drejtohet drejtpërdrejtë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës” ka deklaruar Manaj.