Manchester United është gati të largojë shtatë yje në mënyrë që të afrojë emra të rinj ë skuadër gjatë këtij afati kalimtar.
Djajtë e Kuq kanë shpenzuar tashmë gati mbi 100 milionë euro duke sjellë emra si Leny Yoro dhe Joshua Zirkzee këtë verë.
ESPN shkruan se trajneri i Man United, Erik ten Hag dëshiron ende lojtarë, me prioritet një mesfushor i ri qendror, një tjetër qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i djathtë.
Por klubi duhet të largojë para se të blejë dhe shtatë lojtarë të mëdhenj janë në listën e largimeve.
Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka dhe Christian Eriksen gjithë janë në shitje, me treshen që po futen në vitin e fundit të kontratave të tyre në “Old Trafford”.
Ndërsa Harry Maguire, Scott McTominay, Jadon Sancho dhe Antony gjithashtu mund të largohen nga “Teatri i Ëndrrave” nëse ka oferta të mira për klubin.
Shtatë yjet i kanë kushtuar Manchester United plotë 390 milionë euro dhe me shitjen e tyre klube do të humbas shumë pasi nuk vlejnë as gjysmën e parave të investuara.
Sancho është riintegruar në ekip pasi u largua nga Ten Hag sezonin e kaluar dhe u dërgua në huazim te Borussia Dortmund për gjysmën e dytë të sezonit. Por pavarësisht rikthimit të tij në skuadër, anglezi është afër kalimit te gjiganti francez PSG.
Klubet e Ligës Premier po ashtu duan disa nga lojtarët në treg. Man United ka refuzuar një ofertë nga Fulham për McTominay, ndërsa West Ham është lidhur me Wan-Bissakan.
Emrat që janë lidhur me Man United si përforcime janë Matthijs de Ligt dhe Manuel Ugarte, të cilët do të vijnë nëse largohet isa nga yjet.