Manchester City raportohet se e ka vendosur në listën e tyre të prioriteteve portierin e Real Madridit, Andriy Lunin, mes zërave se Ederson do të transferohet në Arabinë Saudite.
Portieri brazilian thuhet se është duke vlerësuar ofertën që ka nga Lindja e Mesme teksa sipas raportimeve marrëveshja mes lojtari dhe Al Nassr është arritur, por nuk ka ende një ofertë zyrtare në drejtim të ‘Qytetarëve’.
Sipas informacioneve nga Bernabeu Digital, reprezentuesi ukrainas është në listën e klubit anglez të cilët do të bëjnë përpjekje për transferimin e tij në rast largimi përfundimtar të Ederson.
Është raportuar se 25-vjeçari plotëson kushtet e vëna nga Pep Guardiola dhe stafi i tij pasi është i ri dhe i gatshëm të luajë nga minuta e parë.
Bordi i klubit anglez kishin mbetur të mahnitur me paraqitjen e Luninit në takimin e tyre me Real Madridin sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.
City thuhet se po synon të shfrytëzojë në avantazhin e tyre dyshimet që ka Lunin sa i përket statusit të tij tek klubi spanjoll, pasi ai nuk dëshiron të mbetet në bankën rezervë pas paraqitjeve të tij prej ‘heroit’.
Në rast se Lunin transferohet tek Man City, sipas informacioneve nga Fabrizio Romano ai do të mbetej në bankë pasi Guardiola ka vendosur t’ia besojë portën Stefan Ortegas.
Portieri gjerman ishte shpërblyer me kontratë të re këtë verë pas një serie ndeshjesh të mira me fanellën e ‘Qytetarëve’ sezonin e kaluar, duke zgjatur kështu bashkëpunimin me klubin deri në 2026.