Manchester City e nis sot sezonin 2024/25 dhe do të synojë ta mbrojë titullin e kampionit.
Pengesa e parë e skaudrës së drejtuar nga Pep Guardiola do të jetë Chelsea.
Chelsea me disa përforcime dhe me trajnerin e ri, Enzo Maresca do të kërkojë ta kthejë namin që kishte para disa viteve.
Në dy sezonet e fundit, Chelsea la shumë për të dëshiruar, duke qenë larg ekipit kompetitiv që e kishte në shekullin 21.
Kjo ndeshje nis nga ora 17:30.