Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mallorca uron Vedat Muriqin dhe Kosovën për kualifikimin në Playoff-in e Botërorit 2026

Mallorca uron Vedat Muriqin dhe Kosovën për kualifikimin në Playoff-in e Botërorit 2026

Mallorca ka lavdëruar Vedat Muriqin dhe ekipin e Kosovës pas fitores historike 0-2 ndaj Sllovenisë, duke siguruar një vend në Playoff-in për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, skuadra spanjolle uroi Muriqin dhe “Dardanët” për këtë sukses të madh, duke shkruar: “Kosova e Muriqit siguron një vend në listë dhe vazhdon ta ëndërrojë Botërorin. Shkojmë Pirat!”

Pas këtij triumfi, Kosova, e drejtuar nga Franco Foda, renditet e dyta në Grupin B me 10 pikë, duke lënë pas Slloveninë dhe duke u afruar me Zvicrën në krye të grupit. Më 21 nëntor, Kosova do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit kualifikuese, me shpresën për të mbyllur ciklin e grupeve me një tjetër sukses.